“Na ishte një herë Shqipëria e egër…!”.

  • 1 orë
  • 02/07/2018
  • 2894  Shikime

Gjahtarët kanë kërkuar heqjen e Moratoriumit. Kryeministri është shprehur në favor, publikisht. Ndërkohë, atoritetet po diskutojnë një projektligj për një mënyrë të re të zhvillimit të gjuetisë. Por, a është vetëm një premtim elektoral për të mbështetur hobin e një grupi interesi prej mijëra anëtarësh, apo një përpjekje serioze që synon përtëritjen dhe mbrojtjen e natyrës së egër në Shqipëri? Elementi i pestë hulumtoi në thellësi të pyllit. Vizitoi parqet natyrore më të rëndësishme të vendit. Bisedoi me ekspertë , gjahtarë e mjedisorë. Të dhënat e grumbulluara tregojnë një reduktim të Faunës së Egër. Shpendët qëllohen ditën dhe natën. Kafshët e egra po vriten pa mëshirë. Moratoriumi ka vënë në gjumë Inspektoriatin e Mjedisit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe ka zgjuar gjuetinë e paligjshme. Akoma më shumë, mungesa e kontrollit të territorit, lejet zhvillimore dhe shfrytëzimi i natyrës, po degradojnë hapësirat e nevojshme, duke zvogëluar habitatet dhe popullsitë e kafshëve të egra. Në këto kushte, një dilemë e pashmangshme, në ndjesinë e një trishtimi, zë vend brenda gjithsecilit prej ne: a po mbron Moratoriumi i Gjuetisë, shpendët dhe kafshët, apo është vetëm një fasadë, pas së cilës fshihen vrasësit e Shqipërisë së egër?