“Në kërkim të tubave”

  • 34 min.
  • 05/06/2020
  • 2181  Shikime

Ekziston një vend në Shqipëri, ku malet, ndonëse jo aq të reja në moshë, janë po aq tërheqëse, po aq të gjelbëruara, sa dhe Alpet. Aty lumenjtë rrjedhin po aq të pastër dhe po aq të rrëmbyeshëm, sa edhe në bjeshkë. Kjo parajsë, ky ekosistem i lashtë, me një diversitet të pasur biologjik, ndodhet në lindje të vendit, pranë kufirit më Maqedoninë. Ky është Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. “Elementi i pestë” eksploroi, për rreth shtatë ditë, këtë peizazh magjik natyror dhe vëzhgoi nga afër ndërhyrjet dhe tjetërsimin e rrjedhave ujore për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve.

Ky film synon nxitjen dhe tërheqjen e vëmendjes së opinionit ndaj mbishfrytëzimit dhe cënimit të integritetit territorial të parqeve tona kombëtare prej aktivitetit zhvillimor të kompanive dhe grupeve financiare, të cilat po përfitojnë kapitale duke degraduar habitatet e egra.