Do të ketë gjithmonë një ide të re, ose të paktën, një mënyrë më të freskët për të trajtuar të njëjtën çështje të vjetër. Në këtë kënd të Elementit të pestë, ne synojmë të njëjtat histori, por në një tjetër këndvështrim, duke prodhuar video të shkurtra me të dhëna e grafikë, për t’i treguar publikut përmasave e shfrytëzimit të burimeve natyrore, më shpejt dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në kushtet kur varësia ndaj rrjeteve, ndaj informacionit dixhital po shtohet, kjo formë vizualizimi synon një të vërtetë më të formtë e më të shëndoshë. Kjo nismë, aspak zëvendësuese për dokumentarët dhe reportazhet e plotë të “Elementit të pestë”, por më shumë, një nismë plotësuese, do t’i shërbejë vendimmarrjes dhe komunitetit, jo vetëm për të treguar “çfarë” po ndodh, po edhe për të kuptuar “pse” po ndodh. Shkurt, përmes vendosjes së të dhënave në një kontekst të drejtë, ne synojmë të hapim një diskutim publik, për një menaxhim më të drejtë të burimeve natyrore dhe për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik. Ne falenderojmë donatorët tanë, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë e cila e ka financuar këtë nismë, por dhe më gjerë, duke mbështetur “Elementin e pestë” në raportimin e pavarur mbi mënyrën se si po menaxhohen pasuritë natyrore të vendit prej autoriteteve shtetërore.