“Natyralistët e vegjël”

  • 57 min.
  • 02/02/2022
  • 1165  Shikime

Ky episod pasqyron aktivitetin e dy grupeve të ndryshme fëmijësh, gjatë dy ditëve të veçanta, në territorin e dy parqeve kombëtare dhe synon përcjelljen e një modeli jetese aktive, pranë natyrës, ndaj brezit të ri, në kushtet kur një pjesë e rëndësishme e ditës së tyre konsumohet nëpër rrjetet sociale dhe ekrane.

Grupi i parë nga qyteti i Shkodrës, të klasave të ndryshme të nëntëvjeçares, të identifikuar si grupi “Natyralistët e vegjël”, të udhëhequr nga mësuesit e tyre: mësuesja dhe aktivistja mjedisore Aurora Pirovic dhe psikologia Almeida Mema që drejton Qendrën Aarhus në Shkodër, kanë vendosur të udhëtojnë këtë verë, në formën e një ekspedite të organizuar, për të eksploruar nga afër natyrën e egër. Duke përshtatur një mënyrë, krejt të ndryshme jetese, të shoqëruar edhe nga mësues të edukimit fizik; të pajisur me biçikleta veshje sportive dhe çadra për të kaluar natën, ata do të përpiqen të thyejnë rehatinë, plogështinë dhe rutinën e përditshmërisë, për t’u zhvendosur në zemr të natyrës, me qëllim për t’iu përshtatur sfidave të një jetesë aktive dhe ekologjike.

Më poshtë, në bregun perëndimor të vendit, pranë Lagunës së Karavastasë, Grupi i Reinxhërsave të Rinj, me pjesëmarrjen e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare të Mizës (Divjakë) është grumbulluar pranë Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura (PKDK), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Reinxhërsave. Ky aktivitet në natyrë synon afrimin e fëmijëve pranë Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe rritjen e vëtëdijes së tyre për mjedisin, duke rritur përgjegjësinë e brezave për një mjedis të shëndoshë dhe të pastër. Një ekskursion në natyre dhe vizita në muzeun e fluturave do të jetë itinerari i një dite ekologjike të të ashtuquajturëve “Grupi i Reinxhërsave të Rinj”.