“Ujëra të Zeza”

  • 30 min.
  • 13/05/2020
  • 2305  Shikime

Dokumentari hulumton ndotjen e Lumit Erzen, përgjatë gjithë shtratit, qysh prej burimit, në afërsi të Shpellës së Pëllumbasit e deri poshtë në grykëderdhje, në veri të qytetit të Durrësit.

Ky doku-reportazh hulumtues është një kambanë alarmi që synon tërheqjen e vëmendjes, jo vetëm të institucioneve shtetërore, por njëkohësisht, të gjithë shoqërisë, ndaj mbetjeve plastike, të cilat, falë konsumit urban në rritje, po mbushin, frenetikisht brigjet dhe shtretërit e lumenjve, duke shkaktuar më pas, një ndotje akoma më të madhe: të ashtuquajturën ndotje detare, kur tonelata të tëra mbetjesh, ende të patrajtuara, ende të patretura, përfundojnë në brigjet e Adriatikut.

Permes evidencave ekskluzive vizuale, ky udhëtim dramatik është një mënyrë dhe një mesazh për të nxitur vetpërmbajtjen por edhe reduktimin e mbetjeve, vecanërisht ato urbane.