• Mbroni natyrën! Mbroni Shqipërinë!

Galeria


  Ndodh që shkrepja e aparatit fotografik të jetë më e shpejtë se sa koha që vetëdija kërkon për ta marrë këtë vendim, shpesh e ngjashme me shpejtësinë e një instikti. Jo rrallë, ajo çfarë kompozoj, ka të bëjë me çfarë unë vendos të le jashtë kuadrit dhe nuk kam ndonjë shpjegim të qartë se si e bëj këtë. Por vonë, kur kthehem, papritur shoh se fotografitë tregojnë diçka të ndryshme, diçka tjetër nga ajo që kam parë në terren, diçka më shumë,  madje më shumë se sa vetë “teknologjia” që mbaj në dorë! Dhe prirem të mendoj se pikërisht kjo e bën fotografinë të famshme e të pavdekshme: qënia e gjithsecilit prej nesh, e aftë për të tejkaluar dimensionet fizike të realitetit, duke i dhënë atij një formë e regjim të ndryshueshëm…

Artan Rama

 

Këtu gjenden disa ilustrime të hotspoteve mjedisore gjatë udhëtimeve tona në terren. Ndonëse në mënyrë të heshtur, fotografia shërben për të përcjellë një mesazh të fortë dhe objektiv. Ajo nxit një reagim të shpejtë. Përmes arkivës fotografike “Elementi i Pestë” do të publikojë evidenca vizuale mbi ndikimin në mjedis që shkakton zhvillimi i pakontrolluar dhe shfrytëzimi i shfrenuar i burimeve natyrore.

Malësitë e Pukës

Prill 2018

Në mbrojtje të Lagunës

Mars 2018

Në gjueti

Mars 2018

Malësia e Dukagjinit

Shkurt 2018

“Parku Kombëtar i Lurës”

Nëntor 2017

Lugina e Vjosës

Qershor 2017

Lugina e Valbonës

Tetor 2017

“Gryka e Vanave”, Kukës

Tetor 2017

Parku Divjakë – Karavasta

Korrik 2017