“Peizazhe të përdhosura”

  • 60 min.
  • 05/01/2022
  • 434  Shikime

Shumëkush e ka pyetur veten, të paktën një herë: përse rrethohemi nga një peizazh i rrënuar: kodra të zhveshura prej vegjetacionit, mbetje të shpërndara gjithandej, apo dhera anës brigjeve të lumenjve, përrenjve; male të zhveshura nga pyjet, ndërtesa të braktisura; fusha të zëna prej ndërtimeve kaotike…

Një shëmti e përgjithshme ka pushtuar peizazhin tonë, dikur aq të mrekullueshëm…

Shkatërrimi konstatohet, lehtësisht, përgjatë rrugëve kombëtare, në të gjitha drejtimet. Përdhosja e peizazhit origjinon qysh kur Shqipëria u bë komuniste, kur vendi, në emër të luftës kundër kapitalizmit perëndimor, vendosi të ndërtojë një ekonomi tjetër, atë socialiste.

Të parët ishin minierat, më pas ndotja u thellua prej veprave të pesëvjecarit, të cilat, për arsye të leverdisë ekonomike, u vendosën pranë rrugëve kryesore, anës brigjeve të lumenjve. Pastaj, për të mundësuar ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse për industrinë, u prenë pyjet. Filloi shfrytëzimi i lumenjve, hapja e guroreve dhe mbi të gjitha: fortifikimi ushtarak i territorit, përmes ndërtimit të bunkerëve. Askush nuk mendoi për peizazhin dhe mjedisin.

Pas rënies së sistemit, mbërriti kaosi urban…. Lëvizja e lirë i shërbeu spekulimit për të ndërtuar pa kontroll. Mungesa e autoritetetit, e gërshetuar edhe me përftime elektorale, nxitën morinë e ndërtimeve, të cilat thelluan degradimin e mëtejshëm të peizazhit natyror, humbja e të cili, vazhdon të
përparojë…

Gjithçka po degradon në mënyrë progresive.