Divjaka, rikthimi i se egres

  • 49 min.
  • 11/03/2022
  • 1058  Shikime

Ndryshimi i klimës nuk është i vetmi rrezik. Të tjera rreziqe jo të vogla, por në shkallë lokale, kërcënojnë habitatet e egra, i degradojnë dhe i zvogëlojnë sipërfaqet e tyre.

Arsyeja kryesore e kësaj humbje lidhet me presionin në rritje nga zhvilluesit. Planet për ngritjen e bizneseve të reja brenda territoreve të egra të natyrës, po marrin mbështetjen e padiskutueshme prej autoriteteve. Nën presionin e zhvillimit dhe të rritjes ekonomike, kapaciteti i burimeve natyrore të fundme rrezikon shterrimin. Nevoja për të prodhuar më shumë energji, e shoqëruar me argumentin e pavarësisë energjitike, nën efektin e propagandës se energjia e rinovueshme është e pastër, po dëmton drejtpërdrejt hapësirat e lira ligatinore të vendit, ku panelet e reja fotovoltaike, të sapomiratuara, po zaptojnë qindra hektarë.

Në dy dekadat e fundit, Shqipëria, veçanërisht në anën e saj perëndimore, përballet me një shtim të presionit urban, ku zhvendosjet drastike të popullsive rurale dhe malore poshtë në ultësirë, kanë shtuar ndotjen, duke përshpejtuar degradimin e territorit.

Nga ana tjetër, ultësirat ligatinore të vendit u shërbejnë shpendëve ujorë si territore folezimi, ushqimi dhe strehimi. Ndaj, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia dhe diversiteti eko-biologjik, përpjekjet për mbrojtjen e tyre mbeten thelbësore.

Filmi, “Divjaka, rikthimi i së egrës”, që tregon këtë përpjekje, një realizim i Elementit të Pestë dhe Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (AOS), me mbështetjen e Fondit të Partneritetit për Ekosistemet Kritike (CEPF).