“Njerezit per te cilet kemi nevoje”

  • 62 min.
  • 16/02/2022
  • 1235  Shikime

Mund të jesh aktiv nëpër rrjete sociale, të ndjekësh një pjesëmarrje të rregullt, mes
miqve dhe fansave të shumtë, por kur vjen puna te mjedisi nuk ke bërë asgjë, nëse
nuk ke zbritur në rrugë…

Ata janë gjashtë, jo modele piari, apo suksesi klikimesh, por aktivistë që mbrojnë çështjet mjedisore dhe që kanë, së paku një histori suksesi për të treguar. Ndonëse, relativisht të rinj, mes presionit dhe përpjekjes për të ndërtuar një të ardhme për veten e tyre, ata kanë gjetur kohën dhe energjinë për të mbështetur të tjerët (komunitetet), duke zgjedhur të mbrojnë burimet natyrore të
vendit, nga agresioni i korporatave financiare dhe modeli konsumerist i ekonomisë.

Permes shembullit personal, secili prej tyre ka përcjellë një frymë angazhimi, duke
reflektuar praninë e ndërgjegjjes publike që garanton mbarëvajtjen e së
përbashkëtës. Natyrisht, e tërë kjo përpjekje për të përbashkëtën kalon përmes
sakrificave dhe vështirësive të shumta, por ende e pamjaftueshme për t’i larguar
nga aksioni dhe bindja e tyre për të mbrojtur mjedisin.
Po cilët janë këta; cilat janë kreditet e fituara dhe cili është pozicioni në vitrinën
virtuale të eksopozimit publik? Ç’motive i shtyjnë dhe ç’përfiton komuniteti prej këtij
aksioni?

Seria e radhës, me titull: Njerëzit, për të cilët kemi nevojë, është prezantimi,
shkurtimisht, i aksionit dhe kontributit të gjashtë personazheve tanë gjatë dy viteve të
fundit, të përzgjedhur për pjesëmarrjen aktive për mbrojtjen e çështjeve mjedisore,
në favor të pasurisë publike dhe të komuniteve të prekura. Ndonëse në dukje të
zakonshëm, aksioni i tyre rrit shpresën dhe energjinë se ne betejën për mjedisin
kontributi dhe mbështetja e komuniteteve është një domosdoshmëri dhe e mirë publike.