Artan Rama është gazetar dhe regjisor i pavarur. Ai është autor i programit investigativ “Públicus”. Ai ka fituar Çmimin e Dytë të Bashkimit Europian për Gazetarinë Hulumtuese 2016.

 

 

 

 

 

Mikaela Mahilaj është një biologe e re dhe aktiviste në mbrojtje të biodiversitetit dhe llojeve të rrezikuara.

 

 

 

 

 

 

Eleana Zhako ka mbaruar për Studime Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Panteios në Athinë dhe është specializuar për të Drejtën e Ambientit dhe të Energjisë në Universitetin Katolik të Leuven në Belgjikë.

Është trajnuar si eksperte në institucionet e Bashkimit Europian dhe është një aktiviste për çështjet e ambientit.

 

 

 

 

Arsen Rroshi frymëzohet prej zhvillimeve të reja multimediale. Me ndihmën e aparaturave fluturuese, të gërshetuara me pasionin e tij, imazhi fiton një perspektivë të re (Bird’s-eye view).

 

 

 

 

 

Evi Veliu është një studiuese e shkencave politike dhe e komunikimit. Me një dëshirë e vetëdije për të mos u larguar nga Shqipëria, ajo kontribuon në raportimin e çështjeve publike që nxisin ndërgjegjësimin qytetar.