“Super resorti që rrezikon Parkun Kombëtar”

  • 56 min.
  • 07/12/2017
  • 1993  Shikime

Laguna e Karavastasë në Shqipëri, më e famshmja në Adriatikun Lindor, “kërcënohet” prej një resorti të madh turistik! Behgjet Pacolli, multimilioneri kosovar, kërkon të ndërtojë mijëra vila dhe qindra apartamente në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta!

Por ambientalistët dhe aktivistët e natyrës e kundërshtojnë. Karavastaja mbrohet nga disa konventa dhe nga disa nisma mjedisore ndërkombëtare.

Deri tani autoritetet kanë heshtur, ndërkohë, konflikti mes palëve, shtohet! Çfarë do të ndodhë në Parkun Kombëtar? Cil do të jetë e ardhmja e bregdetit dhe e Pyllit të Divjakës? A rrezikon të njëjtin fat me bregdetin dhe Pyllin e Golemit?

Ndiqni përpjekjet për të marrë, por dhe për të mos e lëshuar, Parkun Kombëtar, brenda të cilit strehohet edhe i famshmi Pelikani Kaçurrel!