“Në kurthin e Moratoriumit”

  • 62 min.
  • 12/01/2022
  • 848  Shikime

Nuk ka instrument më vrasës ndaj kafshëve dhe shpendëve të egra, sesa Moratoriumi i gjuetisë, fasada e të cilit siguron mbrojtje për vrasësit e kafshëve dhe njëkohësisht, fsheh paaftësinë e burokratëve të administratës.

“Në kurthin e Moratoriumit” synon të sjellë në vëmendje të publikut problematikën mbi gjendjen e popullatave të kafshëve dhe të shpendëve dhe (mos) administrimin e faunës (si pasuri natyrore kombëtare) nga autoritetet.

Një numër individësh në rritje, të vetëquajtur gjahtarë, po zhdukin, ilegalisht (të tjerë, duke përdorur mjete dhe teknika kriminale) shpendët dhe kafshët, pa respektuar rregullat dhe traditën e qëndrueshme të gjuetisë.

Ky film është një reportazh i zgjeruar, në terren, krah për krah me rejnxhërsat dhe me ekspertët e kafshëve, të cilët mbrojnë dhe kujdesen për natyrën, për popullatat e kafshëve dhe për habitatet e egra.