“Tuba në bjeshkë”
- 50 min.
- 24/05/2020
- 2336  Shikime
Një itinerar epik i pakrahasueshëm në brendësi të bjeshkëve, mes kullotave dhe brigjeve të mrekullueshme të lumenjve alpinë që rrugëton përgjatë Alpeve Perëndimore, në Kelmend, e zbret poshtë në Curraj të Epërm, për t’u ngjitur në Luginën e famshme të Valbonës, e deri në lindje, në Lumin e Gashit, atje ku gjendet pylli i famshëm i ahut, një Trashëgimi Botërore Natyrore (UNESCO).
“Tuba në bjeshkë”, nga cikli i serive “Elementi i pestë”, ndërthur peizazhin mahnitës të Alpeve shqiptare me mrekullinë romantike dhe zbulon numrin e lartë të kontratave koncesionare të hidrocentraleve të projektuar mbi lumenjtë dhe përrenjtë e egër që ndodhen në brendësi të Parkut.
Ndiqni nga afër eksperiencën e drejtpërdrejtë të skuadrës së “Elementit të pestë” në thellësi të këtij peizazhi të jashtëzakonshëm malor, që po rrezikohet ngë epidemia e hidrocentraleve.