“Vjosa e egër”

  • 52 min.
  • 26/01/2022
  • 768  Shikime

Ende nuk dihet fati i Vjosës. Statusi i dhënë nuk garanton të ardhmen dhe qëndrueshmërinë e saj ekologjike. EcoAlbania dhe të tjerë aktivistë nga e tërë bota vazhdojnë përpjekjet për shndërrimin e lumit në Park Kombëtar Lumor. Por qeveria nguron.

Një grup shkencëtarësh (austriakë dhe gjermanë) eksploruan këtë verë Shushicën, të ashtuquajturin Lumi i Vlorës, i cili kërcënohet nga të tjera hidrocentrale.

Një itinerar i pazakontë ku ndërthuren magjia e natyrës, shkenca dhe trashëgimia etnokulturore në të njëjtën kohë. Dokumentari përmbledh përpjekjet e aktivistëve dhe të shkencëtarëve për mbrojtjen e burimeve nga projektet e shfrytëzimit agresiv në favor të koorporatave financiare, në dëm të natyrës dhe të komuniteteve që jetojnë pranë këtyre burimeve.

Në kushtet e transformimit dhe të keqpërdorimit të teknologjisë, kur habitatet e egra, nën peshën e kontratave koncesionare po degradojnë, ujërat e ëmbla të Vjosës rrjedhin ende të lira, por për sa kohë do të qëndrojnë të tilla?